Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, përkrahje për 238 projekte

2 Min. Leximi

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë se në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, janë siguruar rreth 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare. Zekolli thotë se me këto mjete do të përkrahen 238 projekte.
“Kjo pako përfshin 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare dhe komuna me përqindje të lartë të popullatës shqiptare, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.miliardë denarësh, apo mbi 50 milionë euro. Projektet e miratuara përfshijnë: Ndërtimin dhe rikonstruimine rrugëve lokale, zgjerimin e rrjeteve të ndriçimit publik, konstruktimin e urave dhe kanaleve të ujërave të zeza dhe atmosferike, investime në infrastrukturë jetike, që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve”, tha mes tjerash Shaqiri.
Sipas Shaqirit, komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:

Çair: 182 milionë denarë
Tetovë: 478 milionë denarë

- Advertisement -

Gostivar: 382 milionë denarë

Zhelinë: 115 milionë denarë

Saraj: 179 milionë denarë

Dibër: 120 milionë denarë

- Advertisement -

Bogovinë: 116 milionë denarë

Studeniçan: 129 milionë denarë

Dollnen: 97 milionë denarë

Kërçovë: 292 milionë denarë

Vrapçisht: 85 milionë denarë

Butel: 138 milionë denarë

Bërvenicë: 58 milionë denarë

Haraçinë: 53 milionë denarë

Likovë: 141 milionë denarë

Strugë: 183 milionë denarë

Tearcë: 55 milionë denarë

Çashkë: 36 milionë denarë

Shuto Orizarë: 177 milionë denarë

Sopishtë: 35 milionë denarë

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull