Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

Përditësimi i fundit: 2025/05/14 at 8:33 PM
Publikuar May 14, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, ka dhënë një mesazh të qartë mbi angazhimin politik dhe moral ndaj qytetarëve që kanë besuar në vizionin e saj dhe të forcës që përfaqëson.

“Ky besim nuk është dhënë për interesa personale, por për vlera, për ndershmëri, për përkushtim dhe për një vizion të ri që synon t’i japë fund një realiteti zhgënjyes që ka zgjatur për vite me radhë,” shkruan Zekolli.

- Reklamim -

Ajo thekson se mbështetja e qytetarëve nuk duhet parë si privilegj, por si një përgjegjësi e përditshme, duke shtuar se ndryshimi i vërtetë kërkon kohë dhe përkushtim të qëndrueshëm.

“Ne nuk kemi luksin të zhgënjejmë sërish njerëzit që na dhanë shpresë,” shkruan ndër të tjera Zekolli, duke theksuar se largimi nga rruga e angazhimit është zgjedhje individuale, por përgjegjësia institucionale mbetet e palëkundur.

Mesazhi i saj vjen në një kohë kur kërkohet një standard më i lartë llogaridhënieje dhe etike në politikë, ndërsa qytetarët presin veprime konkrete dhe të qëndrueshme.

Në vazhdim statusi i plotë:

Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve!

Në çdo proces politik, ajo që ka rëndësi themelore është besimi i qytetarëve. Ky besim nuk është dhënë për interesa personale, por për vlera, për ndershmëri, për përkushtim dhe për një vizion të ri që synon t’i japë fund një realiteti zhgënjyes që ka zgjatur për vite me radhë.

Ata që na besuan, na votuan sepse panë te ne një mundësi për ndryshim të vërtetë, jo të shpejtë e sipërfaqësor, por të qëndrueshëm e të ndërtuar me përkushtim. Dhe ndaj tyre kemi një borxh të madh moral dhe politik: të qëndrojmë të pandikuar nga lëvizje individuale dhe të përkushtuar ndaj asaj për të cilën na kanë mandatuar.

E dimë që pritjet janë të mëdha, e rezultatet nuk vijnë menjëherë. Por rruga që kemi zgjedhur është e qartë: të punojmë me ndershmëri, me përulësi dhe me respekt të thellë për ata që presin jo fjalë të mëdha, por veprime të qëndrueshme.

Cilido që largohet nga kjo rrugë bën një zgjedhje personale, por përgjegjësia jonë mbetet e pandryshuar, për të qenë zëri, mbështetja dhe garancia e qytetarëve që besuan se mund të ndërtohet një politikë ndryshe.

Ne nuk kemi luksin të zhgënjejmë sërish njerëzit që na dhanë shpresë. Prandaj, do të vazhdojmë të qëndrojmë aty ku kemi qenë që në ditën e parë: pranë qytetarëve, me përkushtim të plotë dhe me bindjen se besimi i dhënë nuk është thjesht votë, por përgjegjësi e përditshme.

TOP Lajmet

Njëri nga themeluesit e ASH-së shpërthen ndaj Taravarit: Është koha t’ju themi JO atyre që dëshirojnë ta shesin partinë
Lajme Politikë
VV-ja fajëson “Pastrimin” e Ramën për gjendjen me mbeturinat
Lajme
Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit
Lajme
Xabi Alonso kërkon 100 milionë euro për të kompletuar dy transferime në mbrojtje te Real Madridi
Sport
Sabri Aziri: Ejani me mua ta udhëheqim Aleancën në drejtimin për të cilin votuesit na dhanë mandatin
Lajme
Gashi takon Karen Pirs, deputete speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
Lajme
3shi.net 14 Maj, 2025 May 14, 2025
Artikulli i mëparshëm Ibrahimi zbulon: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai, vetëm të deklarohet publikisht se nuk ka bashkëpunim me BDI-në
Artikulli tjetër Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Çka fiton BDI nëse mbetet në opozitë? Fillimisht kryetarin e KSHZ-së, pastaj Ministrinë e brendshme në qeverinë teknike!

    3shi.net May 20, 2024
    Rutte dhe Erdogan diskutojnë edhe për sigurinë në Kosovë
    Punët e dukshme në Tetovë do t’i sjellin edhe një fitore bindëse Bilall Kasamit!
    Zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit, pronari pësoi djegie
    Skandali në Klinikën e Onkologjisë, dëmi llogaritet 30 milionë euro
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Njëri nga themeluesit e ASH-së shpërthen ndaj Taravarit: Është koha t’ju themi JO atyre që dëshirojnë ta shesin partinë

    May 14, 2025
    Lajme

    Kryetarja e Asamblesë së Gruas në Degën e Kërçovës largohet nga Aleanca e Taravarit

    May 14, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi zbulon: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai, vetëm të deklarohet publikisht se nuk ka bashkëpunim me BDI-në

    May 14, 2025
    Lajme

    Taravari “ndez” edhe BDI-në, Xhaferi e Bexheti aktivizojnë “Grupin e Zjarrit”

    May 14, 2025
    LajmePolitikë

    Kreshnik Bekteshi nga paraburgimi lëshohet në arrest shtëpiak

    May 14, 2025
    Lajme

    VV-ja fajëson “Pastrimin” e Ramën për gjendjen me mbeturinat

    May 14, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?