Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

1 Min. Leximi

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të adresuara ndaj saj dhe qeverisë aktuale, duke akuzuar ish-pushtetarët se për dy dekada kanë përfituar nga emri dhe sakrifica e UÇK-së, ndërsa kanë lënë pas dore banorët e Lubotenit.
“Sot kur ne po realizojmë ato që ju nuk i bëtë kurrë, ju guxoni të flisni për moral e patriotizëm. Vizita jonë në Luboten nuk ishte fushatë, por inspektim i punimeve për projektet jetike që përfshijnë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit,” deklaroi Shaqiri.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ajo theksoi se për 20 vite askush nuk ka bërë as minimumin për t’i siguruar kushte bazike të jetesës banorëve të kësaj zone që ka mbajtur barrën e historisë kombëtare.

“Në vetëm një vit e gjysmë pune, ne kemi kaluar nga fjalët në vepra. Nga premtimet e pambajtura, në projekte të përfunduara. Populli tashmë e sheh ndryshimin në çdo komunë ku jetojnë shqiptarët,” shtoi ajo.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në fund, Shaqiri u shpreh se patriotizmi nuk matet me deklarata, por me punë konkrete për njerëzit, duke theksuar se më 19 tetor qytetarët do ta tregojnë vetë këtë me votën e tyre.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull