Zekolli: Në komunën e Likovës për të inspektuar një projekt të rëndësishëm për këtë zonë

1 Min. Leximi

Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, ka inspektuar nga afër sot punimet për rrugën Sllupçan-Orizare.

“Në Komunën e Likovës bashkë me kryetarin Erkan Arifi, inspektuam nga afër një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë:

- Advertisement -

• Rruga: Sllupçan – Orizarë
• Gjatësia: rreth 3 km
• Gjerësia: 5 metra
• Rikonstruktimi i fundit: në vitet 1998/99
• Buxheti: 570.000 €
• Financimi: nga thirrja e parë e Qeverisë për komunat, përmes Ministrisë së Transportit

- Advertisement -

Ky projekt është një dëshmi konkrete se investimet publike po shkojnë aty ku ka më shumë nevojë në infrastrukturën që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Vazhdojmë me përkushtim për të ndërtuar më shumë, më mirë dhe më drejt”, ka shkruar Zekolli.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull