Zekerija Berisha prezanton listën për Këshilltarë: Shkupi jonë, qytet për të gjithë!

1 Min. Leximi

Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit nga radhët e koalicionit VLEN, Zekerija Berisha, ka publikuar listën e kandidatëve për Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Berisha, ka thënë se kjo listë është e përbërë nga profesionistë, aktivistë dhe njerëz të përkushtuar që e duan Shkupin.
“SHKUPI JONË, QYTET PËR TË GJITHË!
Të nderuar qytetarë të Shkupit,
Me kënaqësi e shpalos listën e kandidatëve për Këshillin e Qytetit të Shkupit nga Koalicioni VLEN.
Kjo listë është e përbërë nga profesionistë, aktivistë dhe njerëz të përkushtuar që duan një Shkup më të pastër, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
Me këtë ekip të fuqishëm, hyjmë në garë për t’i sjellë ndryshimet që qyteti ynë i meriton”, ka shkruar Zekerija Berisha, përcejll alfax.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull