Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, duhet të bashkohet me koalicionin VLEN dhe të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Kështu deklaroi analisti politik Xhelal Zejneli për televizionin Alsat-M duke komentuar vendimin e Taravarit për largimin nga VLEN dhe afërsia me BDI. Ai ka thënë se ska bashkim në mes Selës dhe Taravarit.
“Midis tyre nuk ka komunikim, nuk flasin, nuk përshëndeten. Nuk ka bashkim real midis palëve. Sela duhet të shkojë me VLEN-in,” u shpreh Zejneli.