26 vite nga Masakra e Reçakut
Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku 45 shqiptarë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat paramilitare serbe. Kjo tragjedi tronditi Ballkanin dhe Evropën, duke zbuluar abuzimin me pushtetin politik dhe ushtarak të regjimit serb.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, përkujtoi këtë ngjarje, duke theksuar se 15 janari nuk duhet harruar kurrë, pasi ngjarjet që harrohen mund të përsëriten.
“Lavdi dëshmorëve të Masakrës së Reçakut!” – theksoi ai.