Analisti politik Visar Ymeri, thotë se në këto zgjedhje kemi një ndëshkim jo të vogël për Lëvizjen Vetëvendojse dhe kryeministrin Kurti.


Ymeri thotë se qytetarët kanë hequr dorë nga aventurat e kryeministrit Kurti pasi sipas tij paraqesin rreziqe të mëdha për demokracinë dhe integritetin institucional.
“Mendoj që rezultati pak a shumë e ka tregu një disponim tjetër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në këto zgjedhje sepse e kemi një ndëshkim jo të vogël për partinë që e ka qeverisë Kosovën për këto 4 vite pra për LVV dhe kryeminstrin Kurti. Unë mendoj që ky ndëshkim më së shumti lidhet me qeverisjen e brendshme pra mungesën e tërsishme të rezultateve sa i përket qeverisjes së brendshme dhe pastaj edhe sjelljes politike të Kurtit në përgjithësi gjatë qeverisjes dhe vecanërisht gjatë fushatës, kjo arroganca, polarizimi mungesa e llogaridhënies, kokëfortësia dhe e ka pësu një ndëshkim nga qytetarët. Tjetër gjë që na tregon rezultati është që pasi e provuam një qeveri nga një parti, mendoj që qytetarët e Republikës kolektivisht kanë heq dorë nga aventurat e tilla ti quaj ashtu sepse ajo paraqet rreziqe të mëdha edhe për demokracinë edhe për integritetin institucional dhe jetën politike në përgjithësi”, tha ai.
Gjithashtu ai shton se Lëvizja Vetëvendosje, është ajo e cila ka pësu më së shumti në këto zgjedhje, kurse dy parti të cilat kanë dal fitimtare sipas tij janë PDK dhe LDK.
Ymeri thotë se për shkak të pozicionit barikadues që ka LVV, mund ti kushtojë me humbjen e pushtetit.
“Kjo mundet me u shtru në disa raste, fitorja dhe humbja, mendoj se LVV është ajo që ka pësu më së shumti edhe në përqindje por edhe në raport me pritjet dhe projeksionet që ata i kanë pas gjatë fushatës se kërkonin 500 mijë vota dhe ta qeverisin Kosovën të vetme, ndërkohë që dy parti që mendoj unë që kanë dal fitimtare gjatë zgjedhjeve në kuptimin e rritjës së votës por edhe të etabilimit të një politikbërje tjetër ato kanë qenë PDK dhe LDK, të dyja këto e kanë pas fushatën kogja shumë të përqendrume në program kanë pas programe jashtëzakonisht të detajuara, i kanë shpalos si duhet dhe kjo ka arrit të prek një pjesë të konsiderueshme të votuesve. Normalisht që nëse e marrim formalisht LVV është partia më e madhe i ka fitu 40 – 41% varësisht si do të jetë rezultati përfundimtar dhe do ta ketë e para mundësinë që ta krijojë qeverinë, mirëpo përshkak të pozicionimit të tyre barikadues mund ti kushtoj me humbjen e pushtetit dhe pastaj natyrisht ato parti që në fund e krijonë qeverinë dhe votohen në Kuvend do të jenë fituese të zgjedhjeve”, u shpreh Ymeri.
Ndër të tjera ai thotë se qytetarët e Kosovës kanë treguar se nuk e mbështesin një qasje si të kryeminstrit Kurti, karshi jetes në Kosovë, ku ka pas premtime dhe pritje shumë të mëdha nga LVV.
Ai thekson se është hera e parë në Kosovë që kemi një parti me gjithë këtë pushtet e cila del në zgjedhje dhe nuk tregon asnjë program, ku shton se të gjithë fushatën zgjedhore e ka bërë duke akuzuar të tjerët.
“Mendoj që në njërën anë qytetarët e Kosovës kanë tregu që nuk e mbështesin një qasje të tillë karshi jetës në Kosovë, ka pas premtime dhe pritje shumë të mëdha prej LVV sa i përket zhvillimit ekonomik, rritjes të punësimit një sistemi më të barabartë të shpërndarjes së pasurisë, një intensifikim të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe asnjëra prej tyre nuk janë plotësuar nga LVV. Këto janë disa nga pikat që unë mendoj që qytetarët kanë prit të jenë shumë më mirë nga LVV dhe në anën tjetër janë zhgënjy kur nuk kanë qenë më mirë”, ka thënë ai për Gazeta Blic.