Yllka Nuredini: FRASH nuk jepet me qira për fushatë, kush e shet Aleancën, e ka shitur veten

2 Min. Leximi

Kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Aleancën për Shqiptarët, duke e quajtur të papranueshme përpjekjen për të përvetësuar partinë në mënyrë jolegjitime. Ajo ka theksuar se Aleanca dhe FRASH nuk janë pronë që mund të ndahet në zyrë me laps e letër, as tokë private që jepet me qira për fushatë.

“Është një besë kolektive që s’ka çmim dhe kush e shet, e ka shitur veten, jo Aleancën”, ka deklaruar Nuredini.

- Advertisement -

Ajo ka kujtuar se është zgjedhur nga votat e 608 delegatëve dhe ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e veprimeve të fundit nga një grup i vogël individësh. “Tani shtrohet pyetja: ju i kishit 608, apo ju mjaftojnë 6 veta?”, ka theksuar ajo.

Në deklaratën e saj, Nuredini është shprehur se nuk është larguar nga Aleanca, por mbetet aty ku ka dhënë fjalën — me dhe për shqiptarët, me dhe për rininë. Ajo e ka cilësuar si “panik” shkarkimet e paligjshme dhe formatet e shpikura që, sipas saj, synojnë të fshehin frikën nga qëndrimet e drejta të rinisë së Aleancës.

“Rinia e Aleancës jeton me atë betim të thjeshtë – KURRË ME BDI”, ka theksuar Nuredini, duke kritikuar ashpër çdo bashkëpunim të mundshëm me rivalët politikë.

Në fund të deklaratës, ajo e ka bërë të qartë se nuk është larguar nga partia. “Jo, Kryetar, Yllka nuk ka shkuar te askush. Yllka është Aleancë për Shqiptarët, sot e tetë vite”, ka përfunduar ajo.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull