Xhenur Iseni ka shpërthyer në një status në facebook kundër Bujar Osmanit, ish ministër i Jashtëm dhe kandidat i BDI-së për komunën e Çairit. Duke ironizuar justifikimin e Osmanit se takimi i tij me ish kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski, ishte “informacion i klasifikuar” dhe “detyrë zyrtare”, Iseni thekson se kjo është një përpjekje e turpshme për të larë korrupsionin.
“Gruevski nuk është thjesht një njeri që iku nga drejtësia, ai është simboli i gjithë sistemit të kalbur që e ndërtoi bashkë me BDI-në”, shkruan Iseni.
Sipas Isenit, një takim me Gruevskin është në fakt takim me vetë korrupsionin, ndërsa justifikimi i Osmanit përbën “kthimin e turpit në doktrinë.