VV jep sinjale se nuk e ndryshojnë emrin e të propozuarës për kryekuvendare: Albulena Haxhiu ka mbështetjen e plotë të partisë

1 Min. Leximi

As për herën e 25-të Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua.As dje, kandidatja e VV-së për të paren e kryekuvendares, Albulena Haxhiu nuk morri votat e mjaftueshme nga partitë tjera.

Deputetja e VV-së Arbëresha Kryeziu-Hyseni. bëri me dije se mbështetja për të, nga VV nuk do të mungoj as në seancat tjera.
“Ne si parti fituese e dal nga zgjedhjet e 9-të shkurtit, kemi shfrytëzuar një të drejtë tonën për të propozuar kandidatin siç e ofron Kushtetuta.
Nuk besoj se është problemi tek emri i propozuar prandaj nuk mendojmë që duhet ta ndryshojmë emrin. Znj.
Haxhiu e ka mbështetjen e plotë edhe tek grupi parlamentar. por edhe të strukturës në vete për të qenë kandidate e VV-së.
Po flasim për njërën prej aktivisteve të para të VV-së, gruan më të votuar në zgjedhjet më të fundit, ka të një të shkuar të bujshme politike“, tha mes tjerash ajo.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull