Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

VV-ja insiston në hapjen e Urës së Ibrit, LDK dhe njohësit kërkojnë koordinim me aleatë

Përditësimi i fundit: 2024/08/10 at 9:41 AM
Publikuar August 10, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas tyre, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë s’kanë asnjë bazë, andaj ura duhet të hapet për qarkullim për automjete dhe të sigurohet liria e plotë e lëvizjes. Mirëpo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe analist politik konsiderojnë se një veprim i tillë pa koordinim me aleatë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dëmtonte Kosovën.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se hapja e urës është elementare për lirinë e lëvizjes.

- Reklamim -

Po ashtu, sipas saj ura duhet të hapet edhe si simbolik e heqjes së elementit të fundit për ndarjen e veriut.

“Kundërshtimet nuk po duken që kanë bazë tashmë pas krejt ngjarjeve që kanë ndodhur në komunat në veri që mund të parandalojnë hapjen e urës. Hapja e urës në aspektin e lëvizjes së lirë paraqet një prej elementeve thelbësore për qytetarët e asaj ane. Gjithashtu edhe në aspektin e simbolikës së ndarjes që ka prezantuar ura është tejet pozitive që të hiqet edhe elementi i fundit i simbolikës së ndarjes së veriut. Është e pakuptimtë të shkohet deri në kufirin më verior të Kosovës dhe të mbetet një urë këtu që lidh qytetin jugun dhe veriun e Mitrovicës e mbyllur. S’ka kuptim dhe s’ka asnjë sens”, thekson Kusari-Lila.

Mirëpo, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thekson se ura duhet të hapet, por në koordinim me aleatë.

“Nuk besoj se ka qytetarë në Republikën e Kosovës dhe ne si deputetë që nuk ka qejf me u hap ura e Ibrit. Mirëpo duhet koordinim me aleatë ndërkombëtarë, pasi falë tyre sot jemi këtu. Çdo herë kur jemi ulë dhe dakordu ne kemi fituar. Në këtë rast shpresoj që kryeministri mos të punojë në kokë në veti por të ulet dhe dakordohet”, deklaron Krasniqi.

Në anën tjetër, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se hapja e urës mbi Ibër do të jetë e vështirë, pasi KFOR-i mund t’i vendosë trupat e saj mbi urë dhe mund të jetë një situatë e palakmueshme.

Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që paraprakisht të ketë një dakordim me aleatë dhe NATO që ura të hapet në një periudhë të përshtatshme.

“Sa i përket hapjes së urës mendoj se do të jetë e vështirë edhe pse është veprim legal dhe i mundshëm. Por problemi është se KFOR sigurisht do t’i vendosë trupat e saj dhe në rast se Kosova tenton të bëjë diçka të tillë atëherë do të vejë Kosovën para një situatë e cila nuk do të je të e lakmueshme”, thekson Sadiku.

Gjatë kësaj jave janë bërë testimet e fundit të fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, të cilët kanë kërkuar një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi për hapjen e saj.

Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb në veri kanë protestuar të mërkurën duke kundërshtuar hapjen e urës./kp

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 10 Gusht, 2024 August 10, 2024
Artikulli i mëparshëm Po falnin namazin e mëngjesit, 100 të vdekur në Rripin e Gazës! U bombarduan nga forcat izraelite në një shkollë
Artikulli tjetër Medalje e artë për Algjerinë, Khelif shkruan historinë, triumfon në finalen e boksit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

    3shi.net May 6, 2025
    Dygjuhësia s’respektohet nga institucionet, Mexhiti: Kush nuk e respekton bën shkelje ligjore
    Ish-shefi i shtabit izraelit: Netanyahu udhëheq Izraelit “nga e keqja në më keq”
    MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore, ja si duhet konkurruar!
    Çairi bën “ligjin” në shtëpi, deklason Struzhankën
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?