Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Vrimat në mbetjet e avionit të rrëzuar të Azerbajxhanit ngjallin spekulime për sulm

Përditësimi i fundit: 2024/12/26 at 1:06 PM
Publikuar December 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vrimat e mëdha në bishtin e avionit të kompanisë “Azerbaijan Airlines” që u rrëzua në Kazakistan të mërkurën nxitën spekulime se avioni është rrëzuar nga një sulm, transmeton Anadolu.

Vrimat, të dukshme qartë në fotografitë dhe videot e avionit “Embraer 190”, duket se janë shkaktuar nga zjarr armësh, kanë thënë disa komentues dhe anëtarëve të opinionit në internet. Ndërsa hetuesit nga Kazakistani dhe Azerbajxhani nuk kanë komentuar ende mbi vrimat, njerëzit në mediat sociale kanë spekuluar se avioni është rrëzuar me armë.

- Reklamim -

Debatit i janë shtuar edhe raportime mediash në lidhje me pamundësinë e avionit për t’u ulur në Grozny të Çeçenisë për shkak të një sulmi ukrainas me dron disa orë para rrëzimit. Thuhet se piloti e ridrejtoi avionin në qytetin Makhachkala në rajonin fqinj të Dagestanit, por u pengua nga mjegulla dhe në fund iu kërkua të ulej në Aktau, një qytet i Kazakistanit në zonën e Detit Kaspik.

Ministria e Transportit e Kazakistanit tha sot se punonjësit e Departamentit të saj për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve të Transportit janë aktualisht në fazën e hetimit në terren. Ministria tha se një delegacion i Agjencisë Shtetërore të Aviacionit Civil të Azerbajxhanit si dhe përfaqësues të kompanisë “Azerbaijan Airlines”, kanë mbërritur në Kazakistan dhe se hetimi po bëhet në bashkëpunim të ngushtë me ta.

“Azerbaijan Airlines” pezulloi fluturimet nga Grozny për në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku dhe në Makhachkala deri në fund të hetimit. Në një deklaratë tjetër, Ministria e Emergjencave e Kazakistanit tha se shtatë nga 38 personat që humbën jetën në aksident janë identifikuar, duke shtuar se gjashtë të lënduar mbeten në kujdes intensiv.

Ministria e Emergjencës e Rusisë tha se nëntë nga shtetasit e saj të lënduar në aksident janë kthyer në vend.

Ndryshe, një avion i “Azerbaijan Airlines” me 67 persona në bord – 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit – që po udhëtonte nga Baku për në Grozny u rrëzua të mërkurën pranë qytetit të Kazakistanit, Aktau.

Zëvendëskryeministri i Kazakistanit, Kanat Bozumbayev tha se 38 persona kanë humbur jetën në aksident ndërsa 29 kanë mbijetuar.

Për shkak të aksidentit, 26 dhjetori u shpall ditë zie kombëtare në Azerbajxhan.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 26 Dhjetor, 2024 December 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Blerant Ramadani: Rreshtimi me listat e zeza rrugë pa krye, rreshtimi ynë ishte amanet për ta sjell ndryshimin
Artikulli tjetër Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Lëvizja Demokratike mbajti në Gostivar mbledhjen e Këshillit Themelues

    3shi.net February 22, 2024
    Kurti: Ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës
    Partitë politike po kalkulojnë kandidaturat dhe koalicionet
    Zeqirija Ibrahimi uron 7 Marsin: Mësuesit shqiptarë janë yjet që e ndriçojnë qiellin tonë
    Shumë faleminderit për djalin me zemër të madhe MEJDI
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?