Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Arsim

Vrap pas mjekësisë dhe IT-së

Përditësimi i fundit: 2024/06/11 at 4:42 PM
Publikuar June 11, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe këtë vit, siç është parë nga maturantët, fokusin e kanë te Fakultetet e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetet e Mjekësisë. Në ndërkohë, interesimi për shkencat matematiko-natyrore po bie çdo vit e më shumë.

Shkup, 11 qershor – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ka shpallur Konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të programeve të studimit në vitin akademik 2023/2024. Universiteti më i madh në vend ka gjithsej 10.473 vende falas për studentët e rinj këtë vit, nga të cilat 5074 janë për studentë të rregullt që financohen nga Buxheti dhe paguajnë 200 euro pjesëmarrje, 4439 janë për studentë të rregullt me shkollim, të cilët paguajnë 400 euro secili, dhe 960 janë për studentë me kohë të pjesshme. Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike do të marrë këtë vit më së shumti studentë, pra gjithsej 1150, pasuar nga Fakulteti Juridik me 1.055 studentë. Nga ana tjetër, edhe këtë vit siç është parë nga maturantët, fokusin e kanë te Fakultetet e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetet e Mjekësisë. Ndërsa për sa i përket shkencave matematiko-natyrore interesimi bie çdo vit e më shumë.

- Reklamim -

E për këtë eksperti i arsimit, prof.dr. Xheladin Murati fajësoi institucionet arsimore dhe tha për gazetën KOHA se mungesa e orientimit profesional i lë nxënësit të zgjedhin vetë studimet, shpesh në fusha atraktive për punësim dhe përfitime.

“Në shkollat tona mungon orientimi profesional i nxënësve dhe institucionet arsimore nuk kanë aftësi të bëjnë seleksionimin e nxënësve sipas aftësive që posedojnë. Kjo çështje ka mbetur në mëshirën e vet nxënësit të vendos se çka do të studion dhe është krejt normale që ata përcaktohen për fakultete dhe degë studimore që janë atraktive dhe të cilat sigurojnë punësim dhe përfitime. Ne si vëzhgues të anshëm duket se e vëzhgojmë nga një dimension më të gjerë, por nuk duhet paragjykuar prirjet e nxënësve. Studentët e ardhshëm janë para alternativave, kjo ndodh edhe nga ‘bumi’ rinor për të vazhduar arsimimin në fusha strategjike, sepse kjo është edhe një çlirim iluzionar i tyre” theksoi profesori universitar Murati.

Ai shtoi se faji kryesor qëndron te institucionet tona të cilat nuk kanë instrumente për të përcaktuar aftësitë dhe interesat e nxënësve dhe studentëve, siç ndodh në shtete evropiane. Ndërkaq, afati i parë i aplikimit për kandidatët që renditen vetëm sipas notave të shkollës së mesme është data 30 dhe 31 gusht, i dyti më 18 dhe 19 shtator dhe i treti më 28 shtator. Pas publikimit të listave preliminare dhe përfundimtare, regjistrimi i kandidatëve do të bëhet në datat 12 dhe 13 shtator, 26 shtator dhe 30 shtator, përkatësisht sipas afatit të regjistrimit. Afati i parë për aplikim për kandidatët që renditen sipas suksesit në arsimin e mesëm dhe sipas testit të njohurive dhe aftësive është data 30 dhe 31 gusht, ndërsa testimi i njohurive është më 1 shtator. Afati i dytë për këta kandidatë është data 18 dhe 19 shtator, kurse testimi i njohurive më 20 shtator. Ndërsa, afati i tretë është 28 shtatori.

Pas publikimit të listave preliminare dhe përfundimtare, regjistrimi i kandidatëve do të bëhet në datat 12 dhe 13 shtator, 28 shtator dhe 30 shtator, përkatësisht sipas afatit të regjistrimit. Ndër të tjera, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), të marra në bazë të raporteve të pranuara, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin akademik 2022/2023 janë regjistruar gjithsej 53.821 studentë. Në vitin e parë të studimeve janë regjistruar 15.097 studentë ose 28.1 për qind. (koha.mk)

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 11 Qershor, 2024 June 11, 2024
Artikulli i mëparshëm Geer: RMV-ja duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së
Artikulli tjetër iPhone 16 Pro Max do ta lë pas në një departament kyç Fold 6 dhe Galaxy S25 Ultra

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Davkova: Integrimi i rajonit në BE, do t’i heq kufijtë ndërmjet vendeve të Ballkanit

    3shi.net December 25, 2024
    Modulari/ Familjarët: Jeta e njeriut vlenë 1 muaj burg!
    Pse Putin po shkon te Erdogan?
    BDI me pyetje për Mickoskin: Nëse synoni të rrëzoni Marrëveshjen e Ohrit – cila është alternativa?
    Kreu i opozitës Ali Ahmeti: Nuk mund të na varrosin
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Arsim

    MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

    May 16, 2025
    Arsim

    Studentët në Danimarkë paguhen për të studiuar

    May 13, 2025
    Arsim

    Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

    May 9, 2025
    ArsimLajme

    Hapet Panairi i Librit në Shkup! Deri më 14 maj mund ta vizitoni prej orës 10:00 deri në ora 20:00

    May 8, 2025
    ArsimLajme

    Javën e ardhshme do të mbahet Panairi i Librit në Shkup

    May 1, 2025
    ArsimLajme

    BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve

    April 20, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?