MPB njofton se më 16.11.2025 në orën 11:55, në rrugën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesës në Gostivar, punonjësit e policisë nga DRP Gostivar arrestuan M.K. (24) nga Shqipëria. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ai po drejtonte një automjet “BMW” me targa shqiptare me shpejtësi 161 km/h, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar sipas sinjalistikës rrugore ishte 80 km/h.
Më 16.11.2025 në orën 13:30, në rrugën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesës në Gostivar, punonjësit e policisë nga DRP Gostivar arrestuan M.S. (34) nga Ohri. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ai po drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të Ohrit me shpejtësi 154 km/h, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.

