CONCORD NH- Ish-Presidenti Donald Trump i fitojë zgjedhjet paraprake të republikanëve në New Hampshire. Në ndërkohë sipas projekteve të televizioneve amerikane thuhet se kjo është një fitore që forcon më tej statusin e tij si kandidati kryesor për nominimin presidencial të partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale( E Martë , 5 Nëntor 2024).
Simbas këtyre projeksioneve Trumpi mbizotëroi në New Hampshire mbi Nikki Haley, ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, e cila punoi shumë për t’u përballur me Trumpin, duke kërkuar të marrë votën te votuesit më të moderuar të shtetit.
Nikki Haley, tha sa po u dhanë projeksionet e para ku ajo mbeti mbrapa Trumpit, se ajo megjithse humbi garën në New Hampshire do të mbetej në garë, duke u thënë mbështetësve se “kjo garë nuk ka përfunduar”.
“Kam lajme inkurajuse për të gjithë ju mbështetsit e mi, se New Hampshire, është i pari në vend, nuk është i fundit në vend,” tha ajo duke e lënë të hapur ambicjen e saj për të marrë mbështetjen e republikanve në shtetet e tjera, duke filluar me Karolinën e Jugut.
Nikki Haley thanë kometatorët e këtyre zgjedhjeve e kishte ngushtuar hendekun me Trumpin një javë përpara zgjedhjeve paraprake të republikanëve në New Hampshire dhe se elektorati në votén e së martës ishte më i moderuar se ai me votuesit që dhanë fitoren e Trumpit në grupet delegatve të Iowa-s.
Megjithatë thanë komentatorët e këtyre zgjedhjeve Republikanët të etur për një alternativë tjetër ndaj Trumpit, kishin shpresuar që zgjedhjet fillestare të Nju Hampshire, t’ju mundësojnë votuesve të pavendosur të marrin pjesë në garën e secilës parti, çka jepte shance se do ta vendoste Haley-n në rrugën drejt fitores në shtet. Por koha dhe burimet financiare që ajo kishte në dispozicion me mbështetësit e saj përfundimisht nuk ishin të mjaftueshme për të fituar kontrollin mbi mbështesit e Trumpit në elektoratin republikan.
Me fitoren e tij në New Hampshire dhe fitoren vendimtare në Iowa, Trump tani është duke kryesuar dy garat e para të ciklit zgjedhor 2024.
Fituesit e zgjedhjeve paraprake në shtetin e “Granitit” në katër ciklet e fundit zgjedhore konkurruese kanë vazhduar të sigurojnë nominimin presidencial të partisë Republikane duke përfshirë edhe fitoren e Trumpit në 2016.
Njëzet e dy delegatë republikanë nga 2,391 delegatë të zgjedhur në mbarë Shtetet e Bashkuara u zgjodhën në New Hampshire, i cili ndan delegatë në proporcion me pjesën e votave të një kandidati në shtet.
Nga 22 delegatë që u zgjodhén nga këto fillestare në kuvendin republikan trembëdhjet prej tyre do të mbështesin Trumpin dhe nëntë janë për Nikki Haley.
Mbas përfundimit të votimeve né New Hampshire Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha se : “Tani është koha për të lënë pasë të kaluarën tonë” dhe që GOP të bashkohet rreth Trumpit.”
Kryetari Mike Johnson përgëzoi Trumpin për fitoren e tij të “pritur” në New Hampshire të martën mbrëma, duke e quajtur atë një “fitore vendimtare” duke bërë të qartë se udhëheqja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve mbështet rizgjedhjen e Donald Trumpit.
“Votuesit republikanë në Iowa dhe New Hampshire e kanë mbështetur fuqimisht atë në votime,” shkroi Johnson në X. “Tashmë është koha që Partia Republikane të bashkohet rreth Presidentit Trump, në mënyrë që të mund të fokusohemi në përfundimin e presidencës katastrofike të Biden dhe rritjen e shumicës sonë në Kongres”.
Megjithëse Trumpi thuhet se e ka mbështetjen e udhëheqjes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe shumicës së dhomës së ulët, republikanët e Senatit nuk janë aq të bashkuar, me pak më shumë se gjysma e senatorëve të GOP që aktualisht mbështesin kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell i Kentakit, senatori Whip, dhe John Thune i Dakotës së Jugut nuk e kanë mbështetur ish-presidentin Donald Trump.
Por senatori John Barrasso nga Wyoming, republikani numër 3, që ishte i “pavendosur” e mbështeti Trumpin në fillim të këtij muaji.
Deri tani gjithësej 26 senatorë nga partia Republikane (GOP) nga 49 që janë gjithësej kanë bërë të njëjtën gjë, sipas raportit të televizionit CBS News.
Ish-ambasadorja e SHBA në OKB-ë, Nikki Haley dha një fjalim pas votimeve në tubimin e saj të natës paraprake më 23 janar 2024, në Concord, New Hampshire.
Duke folur nga Concord pasi Trumpi u projektua fitues i zgjedhjeve paraprake të GOP, Haley i uroi ish-presidentit dhe i tha një turme të mbështetësish të saj se “ai (Trumpi) e fitoi primaren në New Hampshire”.
Mirëpo Haley tregoi se ajo nuk ka plane të tërhiqet nga gara për nominimin presidencial të GOP dhe vuri në dukje se megjithëse zgjedhjet paraprake në New Hampshire janë të parat në vend, nuk janë të fundit.
“Kjo garë është larg përfundimit”, tha ajo. “Kanë mbetur dhjetëra shtete për të shkuar në votime paraprake dhe tjetri është shteti im ku unë mendojë se dotë fitojë sepse ky është shteti i Karolinës së Jugut.”
Haley u tha mbështetësve të saj se deri më tani në këtë cikël zgjedhor, fushata e kandidatëve republikanë për president është zvogëluar nga 14 në vetëm në dy dhe mbështetja për fushatën e saj vazhdon të rritet.
“Unë jam një luftëtare dhe jam e vendosur të i qëndrojë deri në fund të garës kundrejt Donald Trumpit,” tha ajo.
“Unë votova për Trumpin dy herë. Unë isha krenare që i shërbeva Amerikës në kabinetin e tij. Jam dakord me shumë nga politikat e tij,” tha ajo. “Vendosa të kandidoj sepse jam e shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë dhe sepse është koha për të lënë pas negativitetin dhe kaosin”.
Duke u kontrastuar me zotin Biden dhe Trumpin, të cilët janë përkatësisht 81 vjeç dhe 77 vjeç, Haley parashikoi se “partia e parë që do të tërhiqet kandidatin e saj 80-vjeçar do të jetë partia që do të fitojë këto zgjedhje”.
“Lufta jonë nuk ka mbaruar sepse ne kemi një vend për të shpëtuar. Në dy muajt e ardhshëm, miliona votues në më shumë se 20 shtete do të thonë fjalën e tyre. Ne duhet t’i nderojmë ata dhe t’i lejojmë të votojnë,” tha ajo.
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit në New Hampshire për Haley-n në shtetet e ardhshme paraprake të GOP
New Hampshire ishte një territor më miqësor për Haley-n sesa Iowa, dhe ajo hapi një korsi mes votuesve më të moderuar të shtetit në shtetin e parë në primaret republikane. Por avantazhet e saj nuk ishin të mjaftueshme për ta shtyrë atë drejt fitores kundër Trumpit, dhe kushtet në garën tjetër të madhe duken edhe më pak të favorshme për Haley.
Haley po përballet me një performancë të fortë në shtetin e saj të Karolinës së Jugut muajin e ardhshëm. Por Trumpi tashmë ka filluar të fitojë mbështetjen e një numri zyrtarësh shtetërorë, pavarësisht se Haley ka shërbyer si guvernatore nga viti 2011 deri në 2017. Elektorati në Karolinën e Jugut është gjithashtu shumë më konservator se New Hampshire, duke e komplikuar më tej rrugën e saj drejt nominimit.
Megjithatë, Haley duket e papenguar. Ajo tha se votuesit e Karolinës së Jugut “nuk duan një kurorëzim – ata duan një zgjedhje”. Fushata e saj tha në një memo përpara mbylljes së votimeve se shtetet që votojnë në “Super të Martën” ofrojnë gara më të favorshme, me shumë që lejojnë të pavarurit të marrin pjesë në zgjedhjet paraprake të GOP.
Ndërsa diferenca përfundimtare e fitores së Trumpit në New Hampshire është ende e paqartë, Haley tashmë po përballet me presion të fortë nga republikanët e tjerë për të hequr dorë nga oferta e saj dhe për të bashkuar partinë pas Trumpit.