VMRO: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

1 Min. Leximi

Zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së që deri dje ishin në detyrë, duket se jetojnë në një botë paralele, një botë në të cilën zbatohen disa nga rregullat e tyre, një botë në të cilën rregulli themelor ishte të gënjeje dhe mashtron popullin, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

“LSD dhe BDI nga rruga e Maqedonisë në BE dinë vetëm të bëjnë fotografi në avion dhe të gënjejnë se është arritur marrëveshje dhe se Maqedonia ka marrë datën për negociata me Brukselin.

- Advertisement -

LSD dhe BDI janë parti që bllokuan Maqedoninë në rrugën drejt Bashkimit Evropian duke premtuar diçka që nuk e kishin idenë se si do ta realizonin. Ata dhanë premtime dhe nënshkruan marrëveshje me të cilat në vend që të zgjidhnin çështjet e hapura me fqinjët, i ndërlikuan edhe më shumë.

Maqedonia nuk pa asgjë nga LSD dhe BDI, përveç krimit. LSD dhe BDI vetëm biseduan me BE-në dhe iu lutën Maqedonisë që të mos ecë përpara sepse kjo do të nënkuptonte fundin e praktikës së tyre kriminale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

LSDM dhe BDI, shtojnë nga aje, krijuan probleme në çdo fushë dhe me këtë vetëm e penguan Maqedoninë të ecë përpara, drejt BE-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull