Deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski, akuzoi se ndërmarrja Shtetërore “ESM”, është trajtuar si “pronë” partiake e LSDM-së dhe BDI-së, prandaj vajza e ish-kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ishte pjesë e Bordit udhëheqës të Këshillit Mbikëqyrës, siç u shpreh ai, në kohën kur ndodhi krimi.
“I njëjti Talat Xhaferi, të cilin LSDM-ja dhe BDI-ja e votuan me dy duar, që të bëhej kryeparlamentar i jashtëligjshëm, dhe që vajza e tij të bëhej pjesë e Bordit Drejtues në ESM. Pikërisht për këtë, LSDM-së dhe BDI-së nuk po i pëlqen tema, sepse, në çdo pore të shoqërisë lulëzonte krimi dhe korrupsioni”, ka akuzuar deputeti Petrushevski.
Deputeti i VMRO-së thotë edhe se, “pikërisht për këtë LSDM dhe BDI heshtin dhe nuk distancohen nga tenderët e kurdisur në vlerë prej 8 milionë euro në ESM Furnizim me ngrohje dhe 2 milionët e ‘pastruar’, që përfunduan në xhepin e dikujt.
“Ku përfunduan këto 2 milionë euro, a mos përfunduan vallë tek strukturat e larta të LSDM-së dhe BDI-së? A mos i kishin futur gishtat tek ky rast, njerëzit nga kreu I LSDM-së dhe BDI-së? Opinioni meriton përgjigje dhe meriton të dijë se si LSDM dhe BDI i udhëhiqnin institucionet shtetërore. Prokuroria Publike duhet të veproj në mënyrë transparente,pavarësisht përgjigjes. Drejtësi, patjetër duhet të ketë!“, ka nënvizuar deputeti Petrushevski. /plusinfo/

