VMRO-DPMNE vlerëson se qeveria aktuale po Qeveria po sanon dëmet e shkaktuara nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së në sektorin e shëndetësisë dhe është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës në interes të të gjithë qytetarëve.
Nga VMRO-DPMNE shtojnë se qeveria aktuale po e forcon sistemin shëndetësor, po investon në kushte, personel dhe dinjitet për të gjithë punonjësit shëndetësorë.
“Punonjësit e sektorit shëndetësor morën një rritje prej 5 për qind me pagën e marsit, e cila u pagua në prill. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mori vendim për rritjen e pikës kapitacionale për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë, duke filluar nga prilli i vitit 2025. Pika kapitacionale për mjekësinë e përgjithshme dhe gjinekologjinë është rritur me 33 për qind. Pika kapitacionale për stomatologjinë është rritur me 23 për qind. Pika kapitacionale për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme dhe gjinekologjisë rritet nga 75 në 100 denarë, ndërsa për stomatologët nga 61 në 75 denarë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Rritja e kapitacionit për mjekët amë do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.
“Më herët, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE tregoi se ka ndjeshmëri edhe për punonjësit mjekësorë, veçanërisht për personelin e mesëm mjekësor. Punonjësit e shëndetësisë po marrin rritje të pagave nga 40 deri në 50 për qind brenda një mandati. Qeveria e VMRO-DPMNE-së po punon intensivisht për të përmirësuar ndjeshëm statusin financiar të të gjithë të punësuarve në institucionet shëndetësore. Me qeverinë e VMRO-DPMNE-së nis transformimi i sektorit shëndetësor, do të pasojnë reforma në sistemin shëndetësor, me ç’rast qytetarët më në fund do të marrin shërbime shëndetësore cilësore dhe në kohë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.