Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje masive, u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN në Komunën e Zhelinës, ku entuziazmi i qytetarëve dëshmoi se ndryshimi nuk është më premtim, por realitet që po ndihet çdo ditë.
Me Blerim Sejdiun në krye, Zhelina po ecën përpara me ritëm që nuk ndalet.
Kudo po punohet, po hapen rrugë e bulevarde, po investohet në çdo fshat dhe po ndjehet dora e njeriut që punon.Zhelina ka drejtim, ka vizion dhe ka njeriun që punon.
Blerim Sejdiu dhe VLEN kanë marrë përsipër jo vetëm të vazhdojnë punën e nisur, por ta çojnë Zhelinën në një fazë të re zhvillimi në komunë më urbane, më moderne dhe më të denjë për gjeneratat që vijnë.
Si kampion i komunave rurale, Blerim Sejdiu punon për njerëzit, për familjet që jetojnë me djersën e ballit dhe për çdo vendbanim që meriton kushte të barabarta.
Në këtë rrugëtim është edhe Ruhi Demiri, bartësi i listës, që po e çon këtë frymë derë më derë me sinqeritet, me punë dhe me përkushtim për çdo familje të Zhelinës.
Energjia e Zhelinës sonte tregoi se më 19 tetor fitorja ka emër Blerim Sejdiu dhe VLEN.
VLEN – Numri 7, zëri që bashkon për zhvillim dhe transformim në çdo cep të Zhelinës.