VLEN: Tregu i punës po ndryshon, drejtësia dhe dinjiteti duhet të ecin në hap me të

2 Min. Leximi

Në një kohë kur bota e punës po transformohet me shpejtësi për shkak të digjitalizimit, ekonomia e platformave po bëhet realitet i përditshëm për mijëra qytetarë, sidomos për të rinjtë. Në këtë kontekst, fjalimi i Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Konferencën e 113-të Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, është një zë i fuqishëm në mbrojtje të punës së denjë për të gjithë.
Si VLEN, shprehim mbështetje të plotë për mesazhin e ministrit, i cili vuri theksin në rëndësinë e krijimit të politikave që sigurojnë të drejta dhe mbrojtje për punëtorët në platformat digjitale, një segment gjithnjë në rritje edhe në Maqedoninë e Veriut.
Shumë të rinj tanë hyjnë në tregun e punës përmes këtyre platformave, por shpesh pa kontrata formale, pa sigurime, pa mbrojtje ligjore. Prandaj, është urgjente që ky realitet të mos mbetet i parregulluar. Si Qeveri, kemi nisur një dialog gjithëpërfshirës për të ndërtuar një kornizë të re ligjore dhe politike që balancon inovacionin me drejtësinë sociale.
VLEN do të vazhdojë të angazhohet për një të ardhme të punës ku askush të mos mbetet pas as në ekonomi tradicionale, as në atë digjitale.
Puna me dinjitet është e drejtë, jo luks. Dhe këtë drejtë do ta mbrojmë me përkushtim.
VLEN, në krah të çdo punëtori.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull