VLEN: Sot u promovua një tjetër investim i rëndësishëm për nxënësit e Tetovës!

1 Min. Leximi

Oborri dhe terrenet sportive pranë shkollës fillore “Istikball” janë transformuar plotësisht, tani me kushte moderne dhe të denja për fëmijët tanë. Ky investim është dëshmi e qartë se kur ka vullnet dhe përkushtim, rezultatet nuk mungojnë.
Përgëzojmë kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për përkushtimin dhe vizionin që po e shndërron Tetovën në shembull të qeverisjes së mirë lokale. Falë punës së tij dhe angazhimit të ekipit të shkollës, sot nxënësit kanë hapësira më të sigurta dhe më cilësore për zhvillim.
Ne në VLEN do të vazhdojmë të investojmë në arsim, sepse besojmë se aty fillon e ardhmja! Ju qoftë përhajr nxënësve dhe prindërve! VLEN për arsim cilësor, VLEN për të ardhmen!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull