VLEN sjell gjuhën shqipe në çdo institucion. Shembull pozitiv Departamenti i ri për punë administrative në Shkup

2 Min. Leximi

Përurimi i Departamentit të rikonstruktuar për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup shënon një tjetër hap përpara në avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt, që vjen si rezultat i përkushtimit të koalicionit qeverisës VLEN, konfirmon se gjuha shqipe nuk është më simbolikë, por realitet i përditshëm institucional.

- Advertisement -

Nga mbishkrimet e jashtme deri te komunikimi në çdo sportel të këtij departamenti, gjithçka është e shkruar edhe në gjuhën shqipe. Stafi i trajnuar profesionalisht, ku pothuajse gjysma janë shqiptarë, u shërben qytetarëve pa barriera gjuhësore, duke përmbushur kështu standardet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Ky zhvillim pozitiv përkon me vizionin e VLEN për një shtet ku shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por të drejtat që u takojnë me ligj dhe Kushtetutë.

Sot, falë qasjes së sinqertë dhe të pa kompromis të VLEN-it për barazi dhe dinjitet, shqiptarët ndihen më të respektuar dhe më të përfaqësuar. Gjuha shqipe nuk është më “problem”, por pasuri shtetërore.

Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një epokë ku përdorimi i gjuhës amtare nuk kërkohet përmes lutjeve, por realizohet me ligj dhe dinjitet.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull