Nga koalicioni VLEN kanë reaguar lidhur me tragjedinë në Koçani ku humbën jetën 51 persona ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar.
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në diskotekën në Koçan, ku shumë qytetarë humbën jetën dhe të tjerë u lënduan. Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi.
Në shenjë respekti për jetët e humbura dhe në solidaritet me familjet e prekura, Koalicioni VLEN anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot, përfshirë edhe konferencën për shtyp. Në këto momente të vështira, jemi pranë të gjithë atyre që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

