Me bindjen se përparimi i vërtetë arrihet kur politika dhe dijenia bashkohen, është finalizuar Memorandumi i bashkëpunimit me Universitetin e Ballkanit. Memorandumi u nënshkrua nga ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, dhe rektori prof. Dr. Lutfi Sunar.
Ky bashkëpunim i fuqishëm midis akademisë dhe institucioneve shtetërore krijon një bazë të fortë për reformën dhe integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Pikat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë: Integrimin e dijes akademike në politikat publike. Mbështetje për trajnime të nëpunësve shtetërorë dhe studentëve. Organizimin e seminareve, konferencave dhe projekteve hulumtuese të përbashkëta për integrimet në BE.
VLEN thekson se ky bashkëpunim do të ndihmojë në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe fuqizimin e rolit të dijes në proceset vendimmarrëse.
VLEN: Reformat drejt BE-së, me dijen akademike në qendër të vendimmarrjes

Ndani këtë artikull