Edhe një tjetër premtim i mbajtur dhe një tjetër investim i realizuar nga VLEN.
Sot kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka qenë në terren në lagjen Seravë, ku është përfunduar asfaltimi i rrugës “LPK”, me pusetat e rregulluara ku dhe është përmirësuar një pjesë e rrjetit atmosferik, ku ka pasur nevojë.
Rruga tash është gati për qarkullim, e rregullt, e pastër dhe e bukur!
Gjatë vizitës Mexhiti ka folur me banorët, të cilët shprehën kënaqësi të madhe për punën e bërë dhe ritmin me të cilin po ndryshon lagjja e tyre.
Po ecim çdo ditë me hapa konkretë, me projekte që sjellin ndryshim të vërtetë.
Pushteti i VLEN nëpër komuna fillon fuqishëm, Çairi me VLEN po ndryshon. Lagje pas lagjeje, ndërtojmë një komunë moderne dhe funksionale për të gjithë banorët tanë!
VLEN: Pushteti jonë në komuna fillon fuqishëm, nuk kemi kohë për të humbur

Ndani këtë artikull
