VLEN: Puna jonë shihet se është konkrete, një varg investime e ndryshime për 11 muaj!

2 Min. Leximi

Në vetëm 11 muaj qeverisje, VLEN po e rishkruan hartën ekonomike të vendit përmes reformave të guximshme dhe investimeve të mëdha kapitale. Një ndër arritjet më të mëdha është marrëveshja historike me Britaninë e Madhe, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, e cila hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Startuam me One Stop Shop në Bllacë, një pikë moderne për lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit ndërkufitar, dhe po vazhdojmë me pika të reja në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë.

- Advertisement -

300 milionë euro për komunat, kudo në vend po ndërtohen shkolla, çerdhe, salla sportive, biblioteka, rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe pishina publike.

35 milionë euro për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një investim në arsim dhe të ardhmen e rinisë sonë.

20 milionë euro për parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbe, që do të modernizojë infrastrukturën urbane në zemër të Shkupit.

250 milionë euro për mbështetjen e kompanive vendase, si shtytje për zhvillimin ekonomik dhe punësim.

- Advertisement -

Nga 10.000 euro për secilin bujk të ri, si ndihmë fillestare për hapjen e veprimtarisë bujqësore – investim konkret në sektorin rural.

Rritje pagash: Arsimtarët: +12%. Punëtorët shëndetësorë: +15%. Policia: +10%. Pensionet: +5.000 denarë për 340.000 pensionistë brenda 9 muajve.

Rritje të kapitacionit: +33% për mjekët amë dhe gjinekologët. +22% për stomatologët.

720 milionë euro investime të huaja direkte dhe 2790 vende të reja të punës, zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe mundësi për të rinjtë.

Këto janë vetëm disa nga arritjet tona për vetëm 11 muaj qeverisje. Ndryshimi është real dhe i matshëm. Rezultatet flasin vetë. VLEN vepron, guxon dhe sjell ndryshim. Do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, me vepra konkrete dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull