Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

VLEN publikon skandalin e radhës korruptiv: BDI ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë

Përditësimi i fundit: 2024/12/25 at 1:55 PM
Publikuar December 25, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni VLEN akuzon BDI-në për përfshirje në korrusion duke e kuzuar partinë opozitare për keqpërdorimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Qeveria e kaluar, veçanërisht partia e listave të zeza BDI, ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks, BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre. Ata mendjen e kishin te xhepi i tyre dhe jo te një proces i drejtë dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët ku do ua mundësonin të gjithëve të regjistrohen. Kujtojmë që në këtë periudhë drejtor i Entit Shtetëror për Statistika ishte Apostol Simovski, ndërsa zëvendës drejtor ishte Ilmi Selami nga rradhët e BDI-së, por që në këtë rast, në procesin e regjistrimit kishin nënshkrim të lidhur”, deklaroi Saranda Imeri Stafai nga VLEN.

- Reklamim -

Për procesin e regjistrimit kanë qenë të parapara mjete buxhetore në vlerë prej 7.9 milion eurove, nga të cilat 49% e shpenzimeve ishin të dedikuara për pajisje teknike, gjegjësisht për blerjen e laptopëve. Për nevojat e regjistrimit, në tenderin publikë janë kërkuar 5.650 laptopë në vlerë totale prej 3.9 milionë eurove, me kusht që të njejtat të dorëzohen menjëherë.

“Pas përfundimit të tenderit publik, me palën kontraktuese është nënshkruar një aneks marrëveshje me të cilën është vendosur që në vend se të bëhet dorëzim i plotë i laptopëve, dorëzimi i tyre të bëhet në periudhë nga 5 nëntor 2020 deri më 18 dhjetor 2020. Me këtë kemi shkelje të procedurës për furnizim publik, me ç’rast kushtet paraprake në hapjen e tenderimit e kanë kufizuar pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë ekonomik”, deklaroi Imeri Stafai.

Poashtu, VLEN akuzon BDI-në për shkelje tjetër të rëndë në lidhjen e 3 aneks kontratave me ofertuesin e njejtë në vlerë prej 30 milionë e 255 mijë denarëve, respektivisht rreth 500,000 euro, pa nisur procedurë për prokurim publik.

“Nga obligimet e dalura prej kontratës, ka qenë e paraparë që të formohet grup pune me detyrë që të kryej pranimin teknik të laptopëve në aspektin cilësor dhe sasior, por kjo nuk ka ndodhur dhe pranimi në këtë rast është kryer nga vetë drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë. Për specifikimin teknik të laptopëve, nuk është marrë mendim pozitiv nga Këshilli Kombëtar për Teknologji Informative dhe Kompjuterike pranë Qeverisë”, ka shtuar Saranda Imeri Stafai.

Kjo mënyre e zbatimit të procedurës së furnizimit publik, me lidhjen e anekseve të kontratës bazë me të cilat ndryshohen kushtet dhe afatet për realizimin e kontratës dhe koha e pagesës e parashikuar në dokumentacionin e tenderit, pa pranim profesional dhe të duhur të laptopëve, nuk siguron transparencë të plotë të procedurës dhe nuk mundëson konkurrencë të drejtë të të gjithë operatorëve.

Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Ashtu siç ka vërtetuar edhe Revizioni Shtetëror, në këtë rast kemi shkelje të procedurave për tenderim publik.

“Ne pyesim se si guxuan të bëjnë pranim/dorëzimin e 5.650 laptopave drejtoret përkatës duke e ditur se nuk e kanë ekspertizën e duhur. Koalicioni VLEN para opinionit do t’i demaskojë dhe do ua nxjerrë fytyrën e vërtet. Ndërsa BDI bashkë me hyzmeqarët e tyre do të mbeten vetëm një histori e keqe për shqiptarët. Partia non grata BDI përveç në konkurrencën e krimit në asgjë tjetër nuk mund të konkurroj për vend të parë. Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht, andaj i bëjmë thirrje edhe Prokurorisë që t’i hetoj këto keqpërdorime gjatë procesit të regjistrimit e që janë të shënuara edhe në raportin e Entit Shtetëror për Revizion. Gënjeshtrat, manipulimet dhe pazaret e fshehta duhet të dalin në dritë. Koha për llogaridhënie ka ardhur!”, deklaroi Saranda Imeri Stafai.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 25 Dhjetor, 2024 December 25, 2024
Artikulli i mëparshëm VLEN: Garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta realizojmë çkapjen e Ziadinit nga Ali Ahmeti
Artikulli tjetër Ivanovski: Policia Financiare po heton prejardhjen e pasurisë së ish-zyrtarëve

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Nikolloski: Gjashtë destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit

    3shi.net October 25, 2024
    Demiri: Nënshkruhet marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim me OBSH-në
    Snajperistët turq, më të mirët në Europë
    Xhaferi: Kujtimet nga Holokausti i ruajmë nga harresa, që një nga të këqijat më të mëdha të njerëzimit të mos përsëritet kurrë
    Kostadinov i LSDM-së kërkon bashkimin e partive maqedonase
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?