Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë deputetet e VLEN, së bashku me përfaqësues të ekzekutivit, ishin të pranishëm sot në Parkun e Çairit, aty ku buzëqeshja e fëmijëve i dha jetë këtij manifestimi të veçantë.
VLEN beson fuqishëm se fëmijët janë drita dhe shpresa e çdo shoqërie. Është përgjegjësi e jona e përbashkët që t’u ofrojmë atyre dashuri, kujdes dhe mundësi reale për një të ardhme më të mirë.
Për këtë arsye, Qeveria dhe përfaqësuesit tanë institucionalë janë të përkushtuar fuqishëm në: riparimin dhe modernizimin e shkollave, ndërtimin e çerdheve të reja dhe krijimin e kushteve të denja për edukim të hershëm dhe krijimin e hapësirave të sigurta dhe funksionale për lojë dhe zhvillim social të fëmijëve.
VLEN nuk feston vetëm simbolikisht me fëmijët. VLEN investon çdo ditë për ta. Sepse investimi në fëmijët tanë është investimi më i mençur për të ardhmen tonë të përbashkët.
Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve!
VLEN pranë fëmijëve, për një të ardhme më të mirë

Ndani këtë artikull