VLEN: Postat, nga vende diskriminimi e përjashtimi i bëmë vende avancimi e punësimi për shqiptarët

2 Min. Leximi

Po shkaktojmë revolucion të heshtur e të fuqishëm, një përthyerje historike në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore! Nën udhëheqjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi, një profesionist i përkushtuar dhe kuadër i VLEN-it, po shkruhet një kapitull i ri në këtë institucion, me titull barazia, dinjiteti dhe fuqizimi i shqiptarëve të cilët ishin nëpërkëmbur ndër vite nga udhëheqja e turpshme e BDI-së!

Informojmë se 35 shqiptarë janë avancuar në pozita të rëndësishme, 60 të tjerë janë punësuar dhe 35 të rinj janë në prag të punësimit, një hov që s’ka parë ky institucion prej ekzistencës së tij!

- Advertisement -

Ndërkaq, për herë të parë pas shumë viteve shqiptarët udhëheqin me 8 posta në vend edhe atë: Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë dhe Ohër. Ndërkaq, VLEN pas 17 viteve në Postën e Kumanovës vendosi drejtor shqiptar, ndërkaq deri sa partia e non gratave udhëheqtë me pushtetin me këtë postë udhëheqshin pala tjetër.

Ky është VLEN në veprim, jo fjalë, por ndryshim të prekshëm! Ky është përgënjeshtrimi më i fuqishëm për ata që, për 20 vite, përdorën shqiptarët si votë, por i lanë jashtë çdo dere të institucioneve.

Punësimet e shqiptarëve kanë filluar dhe nuk ndalen më. Shumë qytetarë e në veçanti shqiptarë kanë pasur nevojë për këtë qeverisje që punëson pa dallim, me meritokraci e barazi të plotë.

Ironia më e hidhur e tranzicionit politik shqiptar është se fajtorët bërtasin më shumë se viktimat. Por, po bërtasin në kohë të gabuar, në kohën kur askush as nuk i dëgjon e as nuk i respekton. Koha kur gëzonin pushtet absolut nuk e përdorën për mirëqenien e qytetarëve por e keqpërdorën në dëm të shqiptarëve.

- Advertisement -

Sot, shqiptarët nuk kanë më nevojë të luten për një vend pune, VLEN po i kthen aty ku u takon me dinjitet e meritë!

VLEN është revolucioni që s’kërkon leje! VLEN është zëri dhe dora e shqiptarëve në shtet! Veprojmë dhe punësojmë sepse qytetarët tanë e meritojnë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull