VLEN: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë!

2 Min. Leximi

VLEN edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e tij të qartë: beteja jonë është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve, ndërsa BDI ende përbëhet nga të njëjtët njerëz që dikur hapnin kazino, e sot sillen si revolucionarë moralë.

Në periudhën e deritanishme, Qeveria e VLEN-it ka arritur të mbyllë 226 kazino online të paligjshme, të cilat janë bllokuar vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa aktiviteti në këtë sektor është ulur për 40%. Këto janë buxhete familjare të shpëtuara dhe përdorues të mundshëm që nuk ranë në varësi.

- Advertisement -

Kazinotë nuk janë zhvillim, por shkatërrim. Ne nuk jemi pjesë e sistemit të vjetër.

VLEN vazhdon luftën e saj kundër industrisë së bixhozit, si në segmentin e lojërave të fatit online, ashtu edhe përmes përgatitjes së një ligji të ri restriktiv. Kjo e frikëson BDI-në. Kjo e frikëson Blerim Bexhetin.

E pyesim Blerim Bexhetin:
Në sa kazino ai ka aksione dhe nga sa prej tyre përfiton personalisht?
Cilat kazino ishin nën kontrollin e tij, e cilat nën kontrollin e Artan Grubit?
Sa aparate për kazino u blenë gjatë pushtetit të tyre nga buxheti i shtetit?
Ku është shoku i tij Artan Grubi? Po Përparim Bajrami?
Cili është bashkëpunimi i BDI-së me nëntokën serbe dhe malazeze, të cilëve u dhanë licenca për kazino?

VLEN nuk bën tregti me fatin e qytetarëve, VLEN do të mbyllë, bllokojë dhe rregullojë.

- Advertisement -

BDI për 20 vite e ka përdorur bixhozin si bankomat – hap, financon dhe përhap.

Qytetarët e shohin qartë se kush është në anën e familjes, e kush në anën e basteve.

Është koha që hipokrizia të marrë fund; ne vazhdojmë me një luftë sistematike dhe të pa kompromis për një shoqëri pa kazino pranë oborreve të shkollave, pa monopole shtetërore për varësi dhe pa politikanë që përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve.

Po e shkulim të keqen që ju e keni mbjellë!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull