VLEN: Përkrahje e plotë për qëndrimin e deputetes Mimoza Musa

1 Min. Leximi

VLEN shpreh mbështetjen e plotë dhe mirënjohjen për qëndrimin parimor dhe të palëkundur të deputetes Mimoza Musa, e cila ka dëshmuar integritet të lartë politik dhe institucional në një periudhë të ndjeshme për skenën politike shqiptare në vend.

Deputetja Musa, përfaqësuese e zgjedhur nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ka qëndruar besnike ndaj vullnetit të 107 mijë qytetarëve shqiptarë që i dhanë besim këtij koalicioni për të sjellë ndryshimin dhe për të hapur një kapitull të ri të përfaqësimit të ndershëm politik.

- Advertisement -

Qëndrimi i saj është dëshmi e qartë se përfaqësimi në Kuvend nuk është thjesht mandat politik, por mision në shërbim të qytetarëve, të së vërtetës dhe të aspiratës për reformim të thellë të politikës shqiptare.

VLEN rithekson se uniteti, parimet dhe besnikëria ndaj qytetarëve janë themeli mbi të cilin do të ndërtojmë të ardhmen tonë politike. Deputetët tanë, pa përjashtim, janë të angazhuar të përfaqësojnë interesin qytetar dhe të qëndrojnë larg çdo kompromisi që bie ndesh me vullnetin e votës së lirë.

Shprehim falënderim publik për znj. Musa dhe i urojmë suksese të mëtejshme në përfaqësimin e denjë të interesave të qytetarëve shqiptarë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull