VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

1 Min. Leximi

Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve po e dëshmon çdo ditë se ndryshimi nuk është slogan, por realitet që preket. Në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, një vendim thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve tanë.

Pas shumë vitesh premtime të pambajtura, më në fund kemi një qeveri që vepron.

- Advertisement -

Vetëm në 1 vit të qeverisjes sonë, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke u ardhur në ndihmë mbi 340.000 qytetarëve. Me ndryshimet e reja, nga shtatori pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë, ndërsa rritja e radhës prej 1.000 denarësh do të ndodhë në marsin e vitit të ardhshëm.

Kjo nuk është propagandë, por politikë me vizion dhe përgjegjësi. Sepse për VLEN-in, pensionistët nuk janë mjete për vota, por shtylla të dinjitetit shoqëror. BDI për 20 vjet i përdori të moshuarit për fotografi dhe premtime boshe. Ne i nderojmë me veprim!
Ata luajtën me ndjeshmëritë e kësaj kategorie VLEN po luan me kartën e përkushtimit, për çdo të moshuar që ka sakrifikuar për këtë vend.

Kjo është qeverisje që jep rezultat.
Kjo është VLEN.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull