Përmirësimi i standardit jetësor është në qendër të politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga VLEN.
Rritja e pagave dhe krijimi i kushteve për jetë më të mirë shënojnë një drejtim të ri ekonomik në dallim nga periudha e qeverisjes LSDM-BDI, kur rritja e të ardhurave ishte dukshëm më e ulët.
Paga mesatare neto në korrik të vitit 2026 arriti në 48.499 denarë, duke shënuar rritje prej 7.538 denarësh ose 18,4% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Kjo rritje pasqyron dinamikën e pagave gjatë mandatit aktual dhe angazhimin për rritjen e të ardhurave.
Dallimi me periudhën e qeverisjes LSDM-BDI shihet edhe në shifra. Gjatë dy viteve, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2019, paga mesatare neto u rrit për 2.397 denarë ose 10,51%. Në periudhën korrik 2024-korrik 2026, rritja nominale ishte për 7,89 pikë përqindjeje më e lartë.
Për vite me radhë, rritja ekonomike nuk është reflektuar në të ardhura në nivelin që familjet kanë pritur. VLEN angazhohet që përmes politikave që mbështesin punën dhe zhvillimin ekonomik, të krijohen më shumë mundësi dhe siguri financiare për familjet.
Synimi i Qeverisë është rritja e të ardhurave, hapja e vendeve të punës me paga më të mira dhe krijimi i kushteve për një të ardhme më të mirë në vend.
Për VLEN-in, përmirësimi i standardit jetësor mbetet pjesë e përditshme e jetës, e jo vetëm premtim politik.

