VLEN në një kumtesë për media thotë se përfaqësuesi i tyre, në cilësinë e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ditëve të fundit ka qëndruar në Japoni për të zhvilluar takime të frytshme me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe personalitete të rëndësishëm dhe biznesmen të rëndësishëm në Japoni.
Nga VLEN thonë se takime të tilla shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona bilaterale me Japoninë.
“Bashkëpunimi me JICA-n ka një histori të gjatë dhe të konsoliduar që përfshin dekada miqësie dhe solidariteti konkret. Deri më sot, Japonia ka investuar mbi 421 milionë dollarë në projekte kyçe për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Këto investime kanë përfshirë sektorë jetikë si shëndetësia, mbrojtja e mjedisit jetësor, dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët tanë dhe ekonominë e vendit tonë”.
“Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e hapjes së një zyre të JICA-s në Maqedoninë e Veriut, një nismë që do të intensifikojë koordinimin, do të përforcojë bashkëpunimin institucional dhe do të lehtësojë implementimin e projekteve të reja në terren. Një prezencë fizike e JICA-s në Shkup do të sillte një ritëm të ri në bashkëpunimin tonë dhe do të shërbente si pikë kontakti për projekte afatgjata. Duke parë drejt vitit 2025 dhe më tej, riafirmuam përkushtimin për të vazhduar me iniciativa të reja në fushën e turizmit për bizneset e vogla dhe të mesme, duke forcuar kështu zhvillimin ekonomik lokal dhe ndërtuar një model më të qëndrueshëm zhvillimi”.
“Partneritetet si ai me Japoninë nuk janë thjesht projekte të izoluara, por pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse që synon rritje të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. VLEN të përkushtuar për zhvillimin ekonomik që të lehtësohet jeta e qytetarëve tanë!”, thonë nga VLEN.