VLEN: Një shtator i ri për Medresenë “Isa Beu”, drejtësi pas 40 vjetësh!

2 Min. Leximi

VLEN njofton se nga ky shtator, Medreseja “Isa Beu” do të jetë zyrtarisht si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 40 vjetësh funksionimi jashtë kornizës ligjore.

Vendimi i Qeverisë për miratimin e Propozim Ligjit është rezultat i përkushtimit të VLEN-it për zgjidhje ligjore e jo politika ditore. Ky hap i vonuar do t’i japë fund diskriminimit institucional dhe do t’u hapë rrugë të rinjve për të vazhduar studimet me diploma të njohura zyrtarisht.

- Advertisement -

Nga takimet me përfaqësuesit e Medresesë dhe BFI-së, është theksuar entuziazmi dhe falënderimi për këtë vendim, i cili ka rikthyer besimin dhe interesimin për regjistrim në këtë institucion arsimor.

- Advertisement -

Sa për dijeni, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla. Është reflektuar dhe çdo sugjerim i mëparshëm institucional nga ministritë përkatëse, në një proces të hapur dhe profesional.

VLEN siguron përkushtimin për ta çuar deri në fund këtë proces, me miratimin e ligjit në Kuvend dhe zbatimin e tij që nga ky vit shkollor.

Për VLEN-in, pushteti është amanet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Prandaj, do të vazhdojmë të jemi zë i barazisë dhe garant i të drejtave për çdo institucion që i përket trashëgimisë dhe identitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull