Në një vend ku për dekada të tëra shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, VLEN po e ndryshon këtë realitet, jo me fjalë, por me veprime konkrete dhe të matshme!
111 shqiptarë janë punësuar rishtazi në institucione kyçe të shtetit në pakë ditë, si rezultat i politikave tona të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të cilat nuk njihnin zbatim real për më shumë se 20 vite!
Kjo nuk është statistikë e rastësishme. Është fillimi i një kthese historike, që sjell barazi të prekshme dhe i jep fund diskriminimit institucional që ka lënë jashtë sistemit mijëra shqiptarë të kualifikuar.
Këto janë rezultatet konkrete gjatë ditëve të fundit: 35 të punësuar në Postën e Maqedonisë. 17 në Ministrinë e Bujqësisë. 27 në Fondin Shëndetësor. 9 në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. 23 në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit.
Ky është përfaqësimi që VLEN e garanton. Ne po tregojmë se kur vullneti ekziston, ndryshimi ndodh.
Këto janë rezultate për dy ditë. Vazhdojmë me përkushtim, transparencë dhe meritokraci, për ta bërë administratën publike pasqyrë të vërtetë të përbërjes shoqërore.
VLEN sepse shqiptarët nuk presin më nga dritaret, por hyjnë nga dera kryesore!
VLEN: Në pak ditë 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore!

Ndani këtë artikull