Po ndodh një përthyerje historike në institucionet e shtetit jo me zhurmë, por me punë të palodhur dhe vendosmëri të hekurt! Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku për vite me radhë shqiptarët ishin vetëm numra pa zë, VLEN po sjell drejtësi dhe përfaqësim real. Deri më tani, janë: 44 shqiptarë të punësuar, 40 shqiptarë të avancuar në pozita të rëndësishme në strukturat e MPB-së!
Këto nuk janë thjesht shifra, janë shembje e murit të diskriminimit institucional, që u ngrit me përkujdesje nga ata që sot sillen si kujdestarë të interesit kombëtar. Po flasim për të njëjtët që për 20 vjet sunduan MPB-në dhe lanë shqiptarët jashtë saj!
Sot, VLEN është duke korrigjuar padrejtësitë historike, duke ndërtuar një administratë që pasqyron fytyrën reale të këtij vendi.
Po u themi qartë: Koha e tyre ka mbaruar! Koha e frikës ka mbaruar! Koha e injorancës institucionale ka marrë fund!
VLEN është përgjigjja e shqiptarëve të lodhur nga premtimet boshe! VLEN është alternativa që nuk lyp më, por vendos! VLEN është fuqia që e ka marrë përgjegjësinë dhe po e mban fjalën, me punë, jo me propagandë!
Dhe për fund, një mesazh për ata që na shikojnë nga dritaret e frikës e korridoret e nostalgjisë: VLEN nuk luftohet me thashetheme. VLEN nuk ndalet me shpifje. VLEN nuk rrëzohet me statusa. VLEN është populli, dhe kur populli qeveris, pushteti është bekim, jo plaçkë!