Është vënë në funksion sot bulevardi i ri “VS Bato” në Tetovë. Ky projekt tashmë është realitet dhe jo premtim zgjedhor, një investim konkret në infrastrukturë dhe zhvillim urban.
“Ju kujtohen thashethemet e tyre që shpërndanin, ‘Se e bejmë për zgjedhje’, se ‘do kryhen zgjedhjet dhe do e lënë’, ‘veç për foto e bëjnë’?! Ne kemi dëshmuar se e duam Tetovën çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatës. Banorët e Porojit, Xhepçishtit dhe komunës Tearcës sot janë më afër Tetovës se kurrë më parë!. Jam i lumtur që sonte e promovuam ‘aeroportin’ dhe jam akoma më i lumtur se vazhdojmë me projekte po kaq madhështore sa ‘aeroporti’! Tet❤️vë!”, ka shkruar kryetari Kasami.
Edhe sipas zëvendëskryetarit Albi Qamili, Tetova fiton një bulevard modern dhe një arterie të rëndësishme rrugore për këtë pjesë të qytetit, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit urban.
“Ta gëzojnë tetovarët, bashkëvendasit e mi të Porojit dhe gjithë qytetarët. Tetova s’ndalet!”, shkruan Qamili.
Bulevardi i ri krijon një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet qytetit dhe fshatrave Poroj, Xhepçisht, si dhe Komunën e Tearcës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke përmirësuar lidhjen rajonale.
Me VLEN premtimet bëhen vepra, bulevardet realitet.
VLEN: Me ne premtimet bëhen vepra, bulevardet realitet

Ndani këtë artikull
