VLEN: Me Feti Abazin në krye, Bogovina hyn në rrugën e ndryshimit dhe progresit!

1 Min. Leximi

Sot, Komuna e Bogovinës ka nisur zyrtarisht kapitullin e ri të qeverisjes lokale nën drejtimin e kryetarit të ri, Feti Abazi, i cili me përkushtim dhe përgjegjësi ka marrë detyrën për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe efikasitet.
Në fjalën e tij, kryetari Abazi falënderoi Komisionin Komunal Zgjedhor për organizimin e procesit zgjedhor, si dhe ish-kryetarin Emshiun, duke shprehur vullnetin që të vazhdojnë projektet që janë në fazë realizimi. Ai theksoi se puna fillon menjëherë, me një fokus të qartë në analizimin e pasqyrës financiare, gjendjes kadrovike dhe përshpejtimin e projekteve zhvillimore.
Në përputhje me vizionin e VLEN-it për qeverisje të ndershme, transparente dhe llogaridhënëse, administrata e re e Komunës së Bogovinës do të jetë në shërbim të qytetarëve, pa dallim dhe me synim për t’i dhënë komunës një ritëm të ri zhvillimi.
Koalicioni VLEN shpreh bindjen se nën drejtimin e kryetarit Feti Abazi, Bogovina do të bëhet shembull i punës së përkushtuar, i respektit institucional dhe i bashkëpunimit të ndershëm midis pushtetit lokal dhe qytetarëve. Fjala mbahet, puna fillon! Bogovina po hyn në epokën e transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull