Me rastin e festave të lavdishme të Nëntorit, VLEN shpreh krenarinë dhe gëzimin e madh që sot, në Komunën e Sarajit, patëm mundësinë të ndjekim nga afër programet e përgatitura me dashuri e përkushtim nga nxënësit dhe arsimtarët tanë. Vallet, muzika dhe poezia e fëmijëve dhe të rinjve tanë janë dëshmi e gjallë se fryma kombëtare dhe qytetare po rritet me dinjitet dhe energji të re.
Komuna e Sarajit, nën drejtimin e kryetarit Muhamet Elmazi, do të vazhdojë të mbetet partner i pandashëm i institucioneve arsimore, duke mbështetur çdo iniciativë që pasuron jetën kulturore dhe ngre lart ndërgjegjen kombëtare dhe qytetare të brezave të rinj.
VLEN falënderon për punën e shkëlqyer të arsimtarëve dhe nxënësve, duke uruar që festat e Nëntorit të sjellin gëzim, krenari dhe bashkim. Këto ditë na kujtojnë se historia është themel, kultura është pasuri, dhe rinia është e ardhmja jonë.
VLEN: Me Elmazin, Saraji nderon Festat e Nëntorit me krenari dhe kulturë

Ndani këtë artikull
