Në një atmosferë dinjitoze dhe plot emocion, Daut Beqiri mori zyrtarisht detyrën si kryetar i Komunës së Haraçinës, duke shënuar fillimin e një epoke të re për këtë komunë që votoi fuqishëm për ndryshim, dinjitet dhe zhvillim.
Marrja e detyrës nga Beqiri nuk është vetëm një ndërrim administrative, është ndërrim epoke, sepse Haraçina meriton më shumë: më shumë transparencë, më shumë investime dhe më shumë përkujdesje për qytetarët e saj.
VLEN e ka dëshmuar se ndryshimi nuk është vetëm fjalë, por vepër. Qytetarët e Haraçinës tashmë kanë zgjedhur punën mbi propagandën, ndershmërinë mbi interesin, dhe bashkimin mbi përçarjen.
Kryetari Beqiri ka shprehur përkushtim të plotë që me punë, ndershmëri dhe bashkëpunim, ta bëjë Haraçinën shembull të qeverisjes lokale modern, një komunë që dëgjon, që punon dhe që zhvillohet për çdo mëhallë e çdo familje.
VLEN e uron kryetarin Daut Beqiri për marrjen e detyrës dhe garanton mbështetjen e plotë të Qeverisë për ta përshpejtuar zhvillimin e komunës dhe për ta bërë Haraçinën krenari të re të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Haraçina gjithmonë ka qenë krenare dhe Haraçina po ngrihet! Ndryshimi ka filluar dhe ky ndryshim VLEN.

