Koalicioni VLEN, përmes udhëheqjes lokale në Gostivar dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e Komunës, Valbon Limani, vazhdon të tregojë përkushtim të qartë ndaj qytetarëve dhe forcimit të institucioneve. Vetëm gjatë vitit 2025, janë dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënës, punonjës të administratës komunale si dhe për zjarrfikësit në këtë komunë.
Shumica e këtyre vendimeve janë në sektorin e arsimit, si në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit, ashtu edhe në fshatra. Punonjësit e angazhuar kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe tani gëzojnë më shumë stabilitet dhe siguri në vendet e tyre të punës, një hap i rëndësishëm për të rritur motivimin dhe cilësinë në këtë sektor jetik.
Përveç arsimit, janë dhënë edhe 20 vendime pune në administratën komunale dhe në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit, për punonjës që kanë kontribuar me përkushtim dhe që kanë përmbushur të gjitha kushtet për sistemim të përhershëm.
Kryetari Valbon Limani dhe ekipi i tij vazhdojnë të dëshmojnë se qeverisja mund të jetë ndryshe, e ndershme, transparente dhe në funksion të qytetarëve. Ky është vetëm një nga hapat konkretë që tregon dallimin mes të shërbyerit me përgjegjësi dhe abuzimit me pushtetin. VLEN vepron me respekt për ligjin, profesionalizmin dhe nevojat reale të qytetarëve.