Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, bashkë me kandidatët tanë për këshilltarë komunalë, në krye me bartësin Albi Qamili, rininë dhe aktivistet, marshuan sot drejt Banjës së Tetovës, për të kaluar disa çaste të së dielës së bashku.
Banja e Tetovës sot është një ndër simbolet që i dallon qartë dy epokat e Tetovës, epokën e kaosit, neglizhencës dhe papërgjegjësisë dhe epokën e punës, kujdesit, pastërtisë, e cila filloi me Bilall Kasamin në vitin 2021.
BDI-ja e kishte lënë Banjën pas dore, me rrugën e shkatërruar dhe murin që rrezikonte kalimtarët për çdo ditë. Në mandatin e tij të parë, Bilall Kasami e rregulloi dhe zbukuroi murin, ndërtoi park lojërash për fëmijë, bëri zhveshtore të reja për vizitorët e Banjës. E gjithë rrethina mbahet pastër si asnjëherë më parë.
Prandaj tetovarët nuk kanë mëdyshje për zgjedhjen e tyre në këto zgjedhje. Ata zgjedhin progresin dhe nuk e kanë ndërmend të kthehen në të kaluarën e zymtë.
Tetova meriton një udhëheqësi që e do të bukurën, e do punën, e do zhvillimin. Tetova meriton vazhdimësi me Kapitullin e Dytë të zhvillimit në krye me Bilall Kasamin.
VLEN: Marsh i Fitores në Tetovë

Ndani këtë artikull