Maqedonia e Veriut u përfaqësua me dinjitet në Forumin Ndërkombëtar të Astanës në Kazakistan, ku u trajtua një prej temave më aktuale në nivel global, pronësia intelektuale në kohën e inteligjencës artificiale. Në këtë forum, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi vizionin dhe politikat e qeverisë që kanë për qëllim forcimin e inovacionit dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla, startup-eve dhe ideve kreative.
Si VLEN, shprehim vlerësimin për përkushtimin institucional në ndërtimin e një kuadri të fortë ligjor dhe ekonomik që i jep rëndësi reale pronësisë intelektuale, jo thjesht si instrument mbrojtës, por si nxitës konkret për zhvillim dhe rritje.
Qasja jonë është e qartë: mbështetje për të rinjtë, për krijuesit dhe për çdo iniciativë që kontribuon në një ekonomi moderne dhe të qëndrueshme. Përmes politikave të orientuara drejt rezultateve të prekshme, synojmë të pozicionojmë Maqedoninë e Veriut si një vend që i jep hapësirë dhe vlerë inteligjencës, teknologjisë dhe ideve të reja.
VLEN: Maqedonia e Veriut pjesë e debatit global për pronësinë intelektuale në epokën e inteligjencës artificiale

Ndani këtë artikull