VLEN: Jemi në anën e studentëve dhe zgjidhjes së shqipes në jurisprudencë

2 Min. Leximi

Grupi parlamentar i VLEN-it priti sot në Kuvend studentët e nismës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ku është diskutuar për rëndësinë e realizimit të kësaj të drejte dhe nevojën e zbatimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

VLEN është në anën e studentëve dhe përkrahë gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, për realizimin e një të drejte të garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Mbetemi të përkushtuar përmes dialogut dhe angazhimit institucional të kontribuojmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje në interes të studentëve dhe respektimin e parimeve të barazisë dhe drejtësisë.

VLEN-i në qershor e përmbyll gjysmën e mandatit në qeverisje, ndërkohë që problemet e shtresëzuara nga 22 vite pushtet nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit. Deri tani kemi dëshmuar se jemi pragmatikë në zgjidhjen e halleve dhe nuk merremi me popullizëm apo premtime boshe.

Ne nuk do të premtojmë 6 apo 7 herë zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Nuk do mashtrojmë as vetëm për interesa elektorale siç u bë me ligjin e Medresësë Isa Beu të cilin u detyruam ta ribëjmë siç duhet.

Sikur ministrat shqiptarë të Drejtësisë ndër vite t’u kishin kushtuar qoftë edhe 2% të mundit dhe përkushtimit çështjeve me interes për shqiptarët dhe sikur ministri i fundit i Drejtësisë të ishte marrë minimalisht me këtë çështje e jo me ndryshimet në Kodin penal me të cilat u amnistuan Sasho Mijallkovi dhe Nikolla Gruevski, sot nuk do të përballeshim me probleme të tilla.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull