VLEN: Jemi fituesit e zgjedhjeve lokale dhe subjekti i dytë politik në Maqedoni të Veriut

5 Min. Leximi

Kandidati i Koalicionit VLEN, për qytetin e Shkupit. Bashkim Bakiu i shoqëruar nga krerët e VKEN ka kërkuar nga krerët e AKI tē mos heshtin duke i përkujtuar ata se heshtja zgjedhore ka pērfunduar.

Bakiu tha se VLEN është forca e dytē politike në vend dhe ka fituar pa balotazh nē 5 komuna, kurse në disa ēshtë në balotazh.

Ka uruar Suat Shaqirin dhe shqitarēt pēr fitoren nē Çashkē dhe tha se si VLEN nuk kanë garuar në këtë kimunē për të mos rezikuar fitoren e kandidatit shqiptar.

Ja dhe komunikata e plotë:
Pas përfundimit të procesit të djeshëm zgjedhor dhe tashmë kur janë publikuar rezultatet përfundimtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, jemi këtu për ta vlerësuar procesin zgjedhor dhe për të dhënë mesazhet tonë politike për këto zgjedhje.
VLEN-i konsideron se zgjedhjet e djeshme kanë kaluar në një frymë të drejtë dhe të demokratike, me ç’rast është garantuar që secili qytetar të mund ta shprehë në mënyrë të lirë dhe pa pengesa vullnetin e tij politik. Kjo sigurisht që është meritë e organizatorit të zgjedhjeve, Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe të organeve të rendit dhe kësaj përbërje qeveritare, që kanë siguruar që procesi zgjedhor të kalojë gati pas asnjë incident të vetëm, që mund të jetë rasti i vetëm i organizimit të zgjedhjeve në vendin tonë. Kjo flet edhe pjekurinë demokratike të vendit, por edhe të qytetarëve, për çka duam t’i përgëzojmë në mënyrë të veçantë.
Sa i takon rezultatit zgjedhor, VLEN-i është fitues qysh në raundin e parë në 5 komuna, shkon në raund të dytë në 6 komuna dhe jemi fitues edhe për kryetarë edhe për këshilltarë në garën në Qytetin e Shkupit. Ne kemi fituar bindshëm që në raundin e parë në Çair, në Haraçinë, në Saraj, në Zhelinë dhe në Tearcë, ndërsa shkojmë si fitues në raundin e dytë në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollneni dhe në Bërvenicë do të jemi në garë si të dytët. Për fat të keq, në Komunën e Gostivarit dhe në Komunën e Vrapçishtit nuk është arritur censusi i nevojshëm sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, ashtu që për epilogun e procesit në këto dy komuna mbetet të prononcohet KSHZ-ja. AKI-ja është fituese në Pllasnicë dhe në Likovë, ndërsa shkon në raund të dytë në Strugë, në Kërçovë dhe në Bogovinë.
Sa i takon Komunës së Çashkës, duam të theksojmë se VLEN-i nuk ka garuar fare dhe, ndonëse gara është bërë me logo të AKI-së, atje ne nuk kemi garuar me kandidat dhe listën tonë, në mënyrë që të mos e rrezikojmë fitoren e kandidatit shqiptar. Prandaj, ia urojmë fitoren z. Suat Shaqiri dhe shqiptarëve në këtë zonë.
Meqë këto janë zgjedhje lokale dhe janë specifike për të matur fituesin e zgjedhjeve, ne konsiderojmë se në bazë të numrit të komunave të fituara dhe të komunave që shkojmë në raundin e dytë, fitues politik i këtyre zgjedhjeve është koalicioni VLEN dhe ne jemi subjekti i dytë politik në Maqedoni të Veriut. Ndërkaq, meqë kundështarët tanë politikë kishin deklaruar se kriter për ta vlerësuar fituesin e zgjedhjeve, do të jetë fituesi në Çair, me fitoren plebishitare të Izet Mexhitit në Çair, por edhe me epërsinë prej rreth 4000 votash në Tetovë, VLEN-i është fitues i këtyre zgjedhjeve.
Në këtë mënyrë sovrani ka dëshmuar se i ka përqafuar politikat e VLEN-it dhe ofertën tonë zgjedhore dhe e ka delegjitimuar politikën e frustruar dhe denigruese të kundërshtarëve tanë politikë. Kjo është arsye që edhe opozita shqiptare të reformohet dhe z. Ahmeti ta kuptojë çastin për t’u tërhequr.
Sidoqoftë, prej këtu duam t’ua rikujtojmë drejtuesve të AKI-së se heshtja zgjedhore ka përfunduar të shtunën dhe bëjnë mirë të deklarohen për ta pranuar humbjen zgjedhore.
Në i falënderojmë qytetarët për mbështetjen, i përgëzojmë fituesit, ndërsa u shprehim mirënjohje edhe të gjithë pjësëmarrësve në këtë garë zgjedhore. Në veçanti duam t’i falënderojmë mediat që po ashtu e kanë bërë punën e tyre në mënyrë korrekte.

Shkup, 20 tetor 2025

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull