VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë

2 Min. Leximi

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se vazhdojnë punën për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me këtë investim, Spitali “8 Shtatori” do të kthehet në një qendër shëndetësore të nivelit më të lartë, duke i dhënë fund mungesave infrastrukturore dhe teknologjike të së kaluarës.

- Advertisement -

“Si pjesë e këtij investimi madhor, do të bëhet renovimi i plotë i kulmit të spitalit dhe vendosja e një sistemi efikas të ngrohjes dhe ftohjes, duke garantuar kushte optimale për pacientët dhe stafin mjekësor. Për herë të parë, sallat e operacionit do të pajisen me gjeneratën më të fundit të tavolinave kirurgjikale, ndriçim LED të avancuar, kompjuterë mjekësorë, aparate anestezie të sofistikuara, pajisje kauterike, pompa infuzioni, defibrilatorë dhe gjithë inventarin e nevojshëm mjekësor. Kjo do të thotë që pacientët tanë do të kenë trajtime shëndetësore të një niveli superior, të njëjtë me ato të spitaleve më të mira evropiane.

- Advertisement -

“Falë vizionit të tij dhe mbështetjes së koalicionit VLEN, qytetarët tanë do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më efikase dhe më dinjitoze. Ky projekt vulos epokën e re të shëndetësisë moderne në vendin tonë! Investimet në shëndetësi janë investime në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe VLEN po dëshmon se puna dhe përkushtimi i saj janë mbi çdo kalkulim politik! Shëndeti i qytetarëve është prioritet absolut dhe këtë e dëshmojmë me projekte konkrete e revolucionare. VLEN për qytetarët! VLEN për një jetë më të mirë! VLEN për shëndetësinë moderne dhe evropiane!”, thonë nga VLEN.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull