Zhvillimi i barabartë i çdo qyteti dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë. Struga është një nga dëshmitë konkrete se investimet publike po shndërrohen në projekte reale që forcojnë ekonominë lokale dhe hapin perspektivë të re për zhvillim.
Dje zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Shaqiri Zekolli, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, realizuan një inspektim të punimeve në projektet infrastrukturore që po zhvillohen në Strugë me mbështetjen e Qeverisë VLEN.
Nga aspekti i infrastrukturës së transportit, aktualisht po zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugës turistike me gjatësi prej 1,500 metrash, si dhe për përmirësimin e rrugës që çon deri te Kampi AS, projekte që do të lehtësojnë qarkullimin dhe do të rrisin qasjen në një zonë me potencial të madh turistik dhe zhvillimor.
Përmes thirrjeve të Qeverisë dhe nëpërmjet Ministrisë së Transportit, për Komunën e Strugës janë ndarë mbi 5 milionë euro, duke financuar katër projekte infrastrukturore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunës, përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
VLEN mbetet e përkushtuar që përmes projekteve konkrete dhe investimeve strategjike të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e komunave dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe ekonominë lokale.
VLEN: Investimet e Qeverisë po transformojnë Strugën, mbi 5 milionë euro për projekte zhvillimore

Ndani këtë artikull
