Artan Grubi i ri po përpiqet t’i përgënjeshtrojë Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin. Është e qartë se paralajmërimet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale po i rrezikojnë skemat e Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën.
Nuk është rastësi që ish-nënkryetari i Shkupit në foltoren e Këshillit deklaroi se Danela Arsovska po i shfrytëzon përvojat nga Saraji për qytetin. Gjashtë muaj para nisjes së fushatës, Bexhetit nuk i konvenon tema humbëse e bojkotit, sepse nuk mund t’i realizojë deri në fund kombinimet për përfitime personale.
Thjesht, askush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë e humbësve. Prandaj, Blerim Bexheti po e modifikon tezën, sikur gjoja BDI qenka e gatshme për zgjedhje, por ato nuk do të mbahen nëse preket gjuha shqipe.
Koalicioni VLEN i dërgon një mesazh të qartë kësaj klike të humbur të BDI-së:
Së pari, askush nuk po e prek gjuhën shqipe. Ajo që po ndodh dhe do të ndodhë është ndëshkimi i krimeve të ish-funksionarëve tuaj.
Së dyti, skenari i krizës politike që po përgatisni me politikanë të futur në listën e zezë nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç frikës suaj të sëmurë nga humbja në zgjedhjet lokale.
Së treti, populli shqiptar nuk është naiv që të lejojë disa hajdutë ordinerë të BDI-së ta manipulojnë me sajesa për gjoja “deshqiptarizim”. Prandaj, ju pret një ndëshkim i ashpër që do t’ju çojë në koshin e historisë politike.

